Home Bota VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Po i dërgoni imazh Kurtit”, dhu*në fizike mes deputetëve serbë në Kuvend: Vuçiç ik

36
0

Në Parlamentin serb këtë të mërkurë janë shënuar akte të përplasjes fizike. Partitë opozitare kishin kërkuar largimin nga salla të ministrit të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandër Martinovic i cili refuzoi ta bënte një gjë të tillë.

Ligjvënësit e opozitës kanë përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë e kanë thirrur “Vuçiç ik”, teksa kërkonin edhe largimin nga seanca të Martinovic, për shkak të fyerjeve të bëra një dite më parë ndaj ligjvënësve dhe aktivistëve politikë.

Dragan Markovic Palma, deputet i Serbisë së Bashkuar, u përpoq të shpjegonte se Martinovici është ministër dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga salla. E këtu përmendi Kurtin.

“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi. Ky është programi juaj”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit