Home Aktualitet Vizita e Albi...

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë e Çair trazon Shkupin e Beogradin! Vuçiç: Promovoi ”Shqipërinë e Madhe”

37
0

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovë dhe Çair ka trazuar politikën në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Kosovë.

Krerët e shtetit maqedonas kanë kërkuar hetim dhe dënim për organizatorët e pritjes së Kurtit, pasi sipas tyre kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Presidenca dhe Kryeministria në Shkup kanë deklaruar se shkeljet lidhen me faktin se nuk është kënduar himni kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk është pritur me flamurin kombëtar, por me flamuj kuqezi si dhe i është ndryshuar emri një rruge në Çair, nga “Brigada e dytë sulmuese maqedonase” në “Adem Demaçi”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar që ligji të merret me organizatorët, pasi ata përhapën ide shoviniste, që ndez urrejtje dhe provokim nacionalisht duke komentuar përdorimin e flamujve “Autochtonus” gjatë këtyre tubimeve. Në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar “skandal” pasi sipas tij Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhje”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit