Home Aktualitet Xhaçka: Shqip...

Xhaçka: Shqipëria, pjesë e përpjekjes së BE-së për strehimin e 7 milionë ukrainasve

43
0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se Shqipëria dhe BE-ja po bëjnë përpjekje për strehimin e 7 milionë ukrainasve. Para debatit të hapur në Këshillin e Sigurimit mbi bashkëpunimi ndërmjet Kombeve të Bashkuara, BE-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale, Xhaçka doli në një konferencë për shtyp, ku foli për nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë politik midis këtyre forumeve shumëpalëshe me ndikim global.

”Kisha planifikuar t’ju drejtohesha këtë mëngjes së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit të BE-së, Joseph Borrell. Për shkak të rrethanave të paparashikuara, Borrel do t’i bashkohet dhe do të informojë Këshillin vetëm përmes VTC-së”.

Ajo theksoi se Shqipëria i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të cilat janë dhe duhen parë vetëm si një mjet për t’i bërë të ditur Kremlinit se veprimet kanë pasoja dhe se nuk është e mundur të kesh biznes si zakonisht përballë një akti agresioni.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë luftën, të tërheqë trupat e saj dhe të përfshihet në negociata. Kjo është mënyra e vetme për të trajtuar çështjet dhe ankesat, dhe e vetmja mënyrë për të lehtësuar situatën akute globale të sigurisë ushqimore për të cilën, duhet të jetë e qartë, Rusia është vetëm dhe e vetmja përgjegjëse. Ne presim që ndikimi i përgjithshëm gjeopolitik i situatës në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor, të jetë i pranishëm në diskutimet tona”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit