Home KRYESORE Yuri Kim drej...

Yuri Kim drejt largimit? Ministria e Jashtme: Procedura e zëvendësimit ka nisur zyrtarisht

1305
0

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, është në mbarim të mandatit dhe DASH ka nisur procedurat e zëvendësimit. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme konfirmon se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht. Po ashtu Ministria thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk lejojnë që të bëhen komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri i propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA-së. Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në Senatin Amerikan nga zhvillohet një dëgjesë e më pas është Senati që e miraton.

“Në përgjigjet e interesave të mediave gjatë gjithë ditës dhe për të eliminuar “mbi çdo spekulim”  MEPJ konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk mund të bëjmë komente”, shkruhet në faqen e Twitterit, të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme.

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit