Home Aktualitet Yuval Noah Ha...

Yuval Noah Harari, historiani dhe filozofi që paralajmëron “apokalipsin” AI

188
0

Nga Albert Vataj

Pse është AI (Inteligjenca Artificiale) gjeneruese e një temë e nxehtë në aktualitetin e kohëve të tanishme? Termi AI po bën bujë për shkak të popullaritetit në rritje të programeve gjeneruese të AI, si ChatGPT dhe DALL-E të OpenAI. Chatbot bisedor dhe gjeneratori i imazheve të AI, përdorin të dy AI gjeneruese për të prodhuar përmbajtje të re, duke përfshirë kodin kompjuterik, esetë, emailet, titrat e mediave sociale, imazhet, poezitë, formulat excel dhe më shumë tjetërçka brenda sekondave, duke tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe flakur tej pretendimet tona për të mbretëruar të sotmen nën një sovranitet fleksibël humanoid.

Fundi i ekzistencës së pranisë sonë shpirtërore bartur me emocione dhe përjetime, edhe pse është në një përcaktueshmëri me kohëmatjen e misionit human të njeriut në tokë, përkarshi ekspozimit të ambicieve të tij, për të zotëruar universin, tentativë e cila, në një nevojë për të shtytur tej caqet e së mundshmes, dhe kjo e formalizuar përmes një gare të rrëmbimtë të sofistikimit të teknologjisë dhe lojës së pamëshirshme të algoritmit, po e ekspozon njerëzoren përballë një kërcënimi në rritje.

Nuk ka më skaje në hapësirë, kah egoja e sëmurë dhe babëzia shpërfaqin fushëbetejat e sotshmërisë së njeriut, i cili me etjen për liri, është gati ta paguaj me të gjithë format e robërimit, deri me vetasgjësim, fokusuar te mënyra se si ne jemi krijuar në thelbësoren tonë prej mishi dhe gjaku.

Yuval Noah Harari, historiani, filozofi dhe lektori i Universitetit Hebraik të Jerusalemit, ai që shkroi në një triptik fenomenal; “Sapiens”, “Homo Zeus” dhe “21 Leksione për Shekullin e 21”, “Biblën” e kuptimsisë së origjinës dhe tashmërisë, ka një artikull interesant mbi AI (Inteligjencën Artificiale), në The Economist (“Yuval Noah Harari argumenton se AI ka hakuar sistemin operativ të civilizimit njerëzor “) publikuar më 28 prill 2023. Ai në këtë ese paraqet një argument të sofistikuar mbi rrezikun e AI, atë që sipas tij do të ndryshojnë rrjedhën e historisë njerëzore.

“Veshët e (Inteligjencës artificiale) (AI) kanë përhumbur njerëzimin që nga fillimi i epokës së kompjuterit. Deri më tani, këto frika përqendroheshin te makinat që përdornin mjete fizike për të vrarë, skllavëruar ose zëvendësuar njerëzit. Por gjatë dy viteve të fundit, janë shfaqur mjete të reja të AI që kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit njerëzor nga një drejtim i papritur. AI (Inteligjenca artificiale) ka fituar disa aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar dhe gjeneruar gjuhën, qoftë me fjalë, tinguj apo imazhe. Në këtë mënyrë AI ka hakuar sistemin operativ të qytetërimit tonë.

Gjuha është gjëja nga e cila përbëhet pothuajse e gjithë kultura njerëzore. Të drejtat e njeriut, për shembull, nuk janë të regjistruara në ADN-në tonë. Përkundrazi, ato janë artefakte kulturore që kemi krijuar duke treguar histori dhe duke shkruar ligje. Zotat nuk janë realitete fizike. Përkundrazi, ato janë artefakte kulturore që ne krijuam duke shpikur mite dhe duke shkruar shkrime të shenjta.” Shkruhet në hyrje të këtij kumtimi që ka bërë bujë dhe përthithur një interesim sipëror mbarëbotëror.”

Ky numër i “The Economist” është në çdo tavolinë punë dhe tryezë bisedimesh. Për këtë mëtim dritëpërshkues rreptësisht mendjekthjellët flitet gjithandej. Janë mprehur pena dhe koka mendimtare janë vurur. Ndoshta është vetëm një ese dhe vetëm aq, sepse AI gjithçka donte e ka nën zotërim. Ndoshta nuk ka kthim pas?!

Ndoshta?!

Ndoshta do të të duhet jo vetëm të mos shkruash më, por edhe të mos mendosh, të mos rropatesh nëpër idilika flakimtare krijimi apo të dengesh me larushi të ngjyrshme iluzionesh. Sepse po të kërkohet të reshtësh së menduari dhe arsyetuari, të përjetuari dhe së përfshiri në ndijime. Po të kërkohet të heqësh dorë nga kryearsyeja për të cilën jeton. Po, të vjen një ditë në zyrë një krijesë prej mikroçipesh e të të nxjerrë me shqelma përjashta, si të paaftë dhe të flak tej, gati të të tregojë se ky ishte fundi yt i nënshkruar vullnetmirë nga egoja jote, nga pamjaftueshmëria me asgjë.

Po, mbi çfarë janë trajnuar modelet gjeneruese të AI-së të bazuar në tekst? Ku nis matja e kohës sonë mbrapsh.

Modelet e fundit të bazuara në tekst, si ChatGPT, trajnohen duke u dhënë sasi masive teksti në një proces të njohur si mësimi i vetë-mbikëqyrur. Në këto raste, modeli mëson nga informacioni që është ushqyer për të bërë më pas parashikime dhe për të dhënë përgjigje në të ardhmen.

Një shqetësim me modelet gjeneruese të AI, veçanërisht ato që gjenerojnë tekst, është se ata janë të trajnuar mbi të dhënat nga i gjithë interneti. Kjo përfshin materiale dhe informacione me të drejtë autori që mund të mos jenë ndarë me pëlqimin e pronarit.
Ligjvënësit e BE-së po përpiqen ta zbusin këtë problem me Aktin e AI i cili përfshin një dispozitë që kërkon që kompanitë e AI të zbulojnë nëse po përdorin ndonjë material me të drejtë autori për të trajnuar ose zhvilluar sistemet e tyre.

“Harrojini esetë e shkollës. Mendoni për garën e ardhshme presidenciale amerikane të vitin 2024 dhe përpiquni të imagjinoni ndikimin e mjeteve të AI që mund të bëhen për të prodhuar në masë përmbajtje politike, lajme të rreme dhe shkrime për kulte të reja”, vijon Yuval Noah Harari.

“Ndërkohë që me njohuritë tona më të mira, të gjitha pikat e mëparshme [QAnon] ishin krijuar nga njerëzit, dhe robotët, thjesht ndihmuan në shpërndarjen e tyre, në të ardhmen mund të shohim kultet e para në histori, tekstet e nderuara, të cilave janë shkruar nga një inteligjencë jo njerëzore. …

Është krejtësisht e kotë që ne të shpenzojmë kohë duke u përpjekur të ndryshojmë opinionet e deklaruara të një roboti të AI, ndërkohë që AI mund të mprehë mesazhet e tij aq saktë, sa të ketë një shans të mirë për të ndikuar tek ne.

Nëpërmjet zotërimit të gjuhës, AI madje mund të krijojë marrëdhënie intime me njerëzit dhe të përdorë fuqinë e intimitetit për të ndryshuar opinionet dhe botëkuptimet tona, vijon më tej në esen e tij në “The Economist”, historiani dhe filozofi, Yuval Noah Harari.
Çfarë do të ndodhë me rrjedhën e historisë kur AI të marrë përsipër kulturën dhe të fillojë të prodhojë histori, melodi, ligje dhe fe? … pyet filozofi.

Nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të mbetemi në kurth pas një perde iluzionesh, të cilat nuk mund t’i heqim dot – madje as ta kuptojmë se ekziston, vijon më tej ai.
Ashtu si një kompani farmaceutike nuk mund të lëshojë ilaçe të reja përpara se të testojë efektet e tyre anësore afatshkurtra dhe afatgjata, ashtu edhe kompanitë e teknologjisë, nuk duhet të lëshojnë mjete të reja të AI para se të bëhen të sigurta. Ne kemi nevojë për një ekuivalent të Administratës së Ushqimit dhe Barnave për teknologjinë e re.
Industritë e reja nuk do të ndodhin vetëm siç ndodhi industria e automobilave; ato do të duhet të parashikohen, të argumentohen, të duken ndoshta tipare të dëshirueshme të të gjithë ekonomisë përpara se të mund të futen në to, këshillon ai.

Ne nuk e dimë se sa afër inteligjencës njerëzore do t’i afrohet inteligjencës artificiale. Pierre Lemieux në një shqyrtesë për https://www.econlib.org/ citon se Friedrich Hayek, për të cilin Harari mund të mos ketë dëgjuar kurrë, argumentoi se “mendja dhe kultura u zhvilluan njëkohësisht dhe jo në mënyrë të njëpasnjëshme ” (nga epilogu i Ligjit, Legjislacionit dhe Lirisë së tij; nënvizon ai). Procesi zgjati disa qindra mijëra vjet dhe nuk ka gjasa që mendjet artificiale të mund të avancojnë”, siç do të thoshte Peter Navarro. Do të nevojiten burime të mëdha për të përmirësuar AI siç e njohim ne. Trajnimi i ChatGPT-4 mund të ketë kushtuar 100 milionë dollarë, duke konsumuar shumë fuqi kompjuterike dhe shumë energji elektrike. Dhe kostoja rritet proporcionalisht më shpejt se inteligjenca. (Shihni “Modele të mëdha, krijuese të AI do të transformojnë jetën dhe tregjet e punës” The Economist , 22 prill 2023.) Mendoj se është e dyshimtë që një mendje artificiale do të thotë ndonjëherë si Dekarti, “Unë mendoj, prandaj jam” (cogito, ergo sum), përveçse duke bërë plagjiaturë ndaj filozofit francez, vijon Lemieux.

Këtu është ajo që unë do të mbaja ose do të zbritja nga argumenti i Hararit. Dikush mund ta shikojë historinë intelektuale të njerëzimit si një garë për të zbuluar sekretet e universit, duke përfshirë kohët e fundit për të krijuar diçka të ngjashme me inteligjencën, në të njëjtën kohë me një garë arsimore, në mënyrë që masa e individëve të mos bëhet pre e shitësve të vajit të gjarpërinjve dhe tiranëve. Në masën që AI i afrohet inteligjencës ose diskursit njerëzor, pyetja është nëse njerëzit deri atëherë do të jenë intelektualisht të mjaftueshëm sa të mos mashtrohen dhe dominohen nga robotët ose nga tiranët që do t’i përdorin ato. Nëse gara e parë fitohet para të dytës, e ardhmja e njerëzimit do të ishte vërtet e zymtë.

Në të gjithë botën e zhvilluar, edhe më shumë besojnë në “drejtësinë sociale”, për të mos folur për pjesën tjetër të botës, në kontrollin e fisnimit më primitiv. Ideja e Hararit se njerëzit mund të bien pas robotëve të inteligjencës artificiale, ashtu si gllabëruesit që bien pas mashtrimeve të pulave, është intriguese.

Duke vijuar më tej, Pierre Lemieux, shton se Heqja e ngadaltë por e vazhdueshme e liberalizmit klasik gjatë shekullit të kaluar, errësira intelektuale që duket se po zbret në shekullin e 21-të dhe ngritja e liderëve populistë, mbretërve të “demokracisë”, sugjerojnë që gara për të krijuar perëndi të reja ka fituar më shumë vrull sesa gara drejt arsimit të përgjithshëm, dijes dhe urtësisë. Nëse kjo është e vërtetë, një problem i vërtetë po afrohet, siç ka frikë Harari. Megjithatë, zgjidhja e tij e dukshme, për të lejuar shtetin (dhe të fortët e tij) të kontrollojnë AI, bazohet në iluzionin tragjik se ai do të mbrojë njerëzit kundër robotëve, në vend që të lëshojë robotët kundër individëve të pabindur. Rreziku është sigurisht shumë më i ulët nëse AI lihet i lirë dhe mund të ndahet midis individëve, korporatave, qeverive (të decentralizuara) dhe institucioneve të tjera.

Alarmi i historianit dhe filozofit izraelit, Yuval Noah Harari, mund të jetë i koshëm për të bërë diçka në shpëtimin e racës njerëzore si qenie ndjenjash, fjalësh dhe mendimesh, ëndrrash dhe aspiratash, pa u bërë i kobshëm.

Ndoshta ende ka shpresë se shpirtja jonë naive të dominojë botën e ideve dhe racionalitetit, pikëpamjet për botën dhe progresin, aftësinë tonë për të guxuar në caqet e papërmasshme të imagjinatives dhe dehjes mrekullibërëse që përcakton shpirti. Ndoshta do të na lejohet ende të besojmë se gjithçka erdhi prej nesh për të qenë thesar i përgjithmonshmërisë. Ndoshta ende do të mund të krijojmë dhe të magjepsemi.
Ndoshta!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit