Home Bota Zelensky në M...

Zelensky në Mynih: Mos pyesni kur do mbarojë lu*ta, por zbuloni pse Putin po vazhdon su*met

130
0

Volodymyr Zelensky mbërrin në Mynih pas dy ndalesave të rëndësishme në Paris dhe Berlin. Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas rikthehet në Konferencën e Sigurisë pas disa javëve që i paraprinë pushtimit të Ukrainës dy vjet më parë.

Në Bayerischer Hof, Zelensky i drejtoi fjalë të qarta audiencës duke deklaruar se duhet të pyesin veten pse Putin është ende në gjendje të vazhdojë luftën ndaj Ukrainës.

“Nëse ne s’veprojmë, Putini do t’i bëjë vitet e ardhshme katastrofike për edhe vendet e tjera. Mos e pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta”, vazhdoi ai, por “pyesni veten pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë këtë luftë.”

Sa i përket tërheqjes së trupave nga Avdiivka, presidenti ukrainas e përkufizoi atë si një “vendim të drejtë”, të marrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Në mbledhjen e G7, Ukraina dhe vdekja e Navalny ishin qendra e bisedimeve. Presidenti aktual Antonio Tajani kërkoi një minutë heshtje për të kujtuar liderin e opozitës ruse. Më pas shprehu indinjatën për vdekjen e tij dhe kërkoi nga autoritetet ruse të sqarojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit