Home Aktualitet Zetori përmby...

Zetori përmbyset dhe përfundon në kanal, dy të vde*ur në Fushë Kuqe

40
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak pas mesditës së sotme, duke lënë pas dy të vdekur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur një mjet tip zetor është përmbysur dhe ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit një 60 vjeçar dhe pasagjeri një 21-vjeçar.

Njoftimi:
Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit