Home KRYESORE Zgjedhja krye...

Zgjedhja kryetar i PD/Berisha nuk do të rrethojë selinë blu, por Kryeministrinë

1221
0

Burime serioze pranë Berishës thanë për Koha Jone se Kuvendi Kombëtar i PD-së do mblidhet nga java e parë e muajit dhjetor të këtij viti. Mendohet se do jetë data 8 dhjetor, Dita e Rinisë.

Delegatët do të votojnë disa kandidatura për kryetar sapo të shkarkojnë Lulzim Bashën. Një ndër kandidatët do jetë edhe Sali Berisha, i cili duket se do jetë i votuar nga pjesa dërmuese e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Skenari që pas zgjedhjes të shkohej drejt selisë blu u zhbë, thanë të njëjtat burime, sepse dihet se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një e ndaj nuk ka pse të shkojnë delegatët dhe simpatizantët te selia e PD-së. Por mënjëherë pas zgjedhjes kryetar nga Kuvendi, ish-kryeministri Berisha ka në plan të thërrasë popullin për protestë tip demonstrate para kryeministrisë, ditë-natë, deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Sa për Lulzim Bashën, pohoi burimi në fjalë, nuk e ka njeri në listë pasi me rrëzimin e Edi Ramës me këtë protestë masive, ku llogaritet të arrijnë mbi 200 mijë veta, rrëzohet edhe Lulzim Basha.

Strategjia e përplasjes se Berishës me Bashën te selia e PD-së u anashkalue ndaj do ketë vetëm protestë te Bulevardi kryesor kundër Edi Ramës.

Mësohet se protesta, nëse policia do të ndërhyjë për të mos e lejuar, mund të kalojë në përplasje të madhe mes popullit dhe policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit