Home Aktualitet Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në Kosovë nisin me probleme, 4 persona arrestohen për blerje të votës

28
0

Zgjedhjet në Kosovë kanë nisur me probleme të vjetra, siç është ajo e blerjes së votës. 4 persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë blerë votën për zgjedhjet lokale që po zhvillohen sot në Kosovë.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë, njoftojnë se mbrëmë në orët e vona, janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B. për blerje të votës. Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit