Home Bota Zyrtari i lar...

Zyrtari i lartë i SHBA në Kosovë, Vjosa Osmani: Marrëveshja me Serbinë të ketë njohjen reciproke

68
0

Në Prishtinë zbarkoi një delegacion i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, me një detyrë mjaft të rëndësishme: të nxisin Kosovën dhe Serbinë që të përshpejtojnë hapat për normalizimin e raporteve me një ujdi me njohje reciproke. Këshilltari i lartë i presidentit, Joe Biden, dhe sekretarit Antony Blinken, Drek Chollet, u prit fillimisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i përcolli miqve të Uashingtonit këtë porosi.

Më tej, presidentja Osmani bisedoi me zyrtarin e lartë Chollet për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, duke i shpalosur dhe rreziqet që i paraqiten Ballkanit Perëndimor dhe NATO-s nga aleanca e Serbisë me Rusinë.

Delegacioni amerikan i trokiti në derë dhe kryeministrit, Albin Kurti. Por në përfundim të takimit, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit zgjodhi që të mos zbulonte asnjë fjalë për bisedat e tij me drejtuesit e shtetit të Kosovës. Ndërkohë, ditën e enjte zyrtari amerikan do të vizitojë dhe Beogradin, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministren, Ana Brnabiç.

Propozimi europian, apo siç njihet ndryshe plani franko-gjerman pritet të jetë në fokus të vizitës. Chollet e ka përmendur atë, si një drejtim të mirë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Këshilltari i DASH vizitoi më herët gjatë ditës Shkupin, ku konfirmoi partneritetin strategjik me Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha pas takimit se SHBA mbështet ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit