Home Bota 1 vit nga luf...

1 vit nga lufta ruse në Ukrainë, Putin akuzon Perëndimin: Një konflikt lokal po e bëjnë global

76
0

Në gati 1 vjetorin nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, presidenti Vladimir Putin, mbajti këtë të martë një fjalim në Asamblenë Federale të vendit. Presidenti rus ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Perëndimit.

Për të qëllimi i “agresionit” ndaj vendit që ai drejton është eliminimi i konkurrencës. “Perëndimi kërkon që të kthejë një konflikt lokal në global”, u shpreh Putin. Lideri rus akuzoi Perëndimin se po tenton që “të kthejë një konflikt lokal në global”.

Putin u ndal po ashtu tek të drejtat e komunitetit LGBT+, një temë që ai e trajton shpesh në fjalimet e tij. “Familje do të thotë një bashkim mes një burri dhe një gruaje”, u shpreh ai ndërsa shtoi se kështu thonë tekstet e shenjta të çdo feje në Tokë. “Perëndimi po i vë në pikëpyetje këto tekste të shenjta. Ne duhet të mbrojmë fëmijët tanë nga degradimi dhe degjenerimi”,-shtoi Putin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit