Home Sporti 110 milionë e...

110 milionë euro për 3 vite, zbulohen detajet e kontratës së Messit te PSG

55
0

E përditshmja franceze L’Equipe ka zbuluar detaje rreth marrëveshjes që firmosi Messi muajin e kaluar me pasisienët. 110 milionë euro në total për 3 sezone do të përfitojë Lionel Messi me PSG-në gjithmonë nëse respekton deri në fund kontratën 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Në sezonin e parë Messi do të përfitojë një shifër më të ulët se ajo e dy viteve pasardhëse pra me pak fjalë në këtë edicion futbollistik 6-herë fituesi i Topit të Artë do të arkëtojë 30 milionë euro, shifër që do të rritet në 40 milionë euro në vit në dy sezonet pasardhëse.

34-vjeçari do të shndërrohet në futbollistin e parë në histori që përveç se parave cash do të paguhet edhe në kriptovaluta. Nga 30 milionë eurot që do të përfitojë Messi në sezonin e parë në Parc des Princes, 1 milionë euro presidenti Al Khelaiffi do t’i derdhë në PSG Fan Token, është monedha e krijuar nga platforma Socios.com.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit