Home Aktualitet 13 mijë raste...

13 mijë raste gripi në javën e parë të 2024, Bino: Shkon për një problem kardiak, për recetë dhe merr infeksion

283
0

Numri i të prekurve me infeksione respiratorë është rritur me gati 1000 vetë në javën e parë të këtij viti. Pranë Institutit të Shëndetit Publik janë raportuar mbi 13 mijë raste këtë javë nga 12 mijë që u raportuan në fund të dhjetorit.

Numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë se kaq pasi jo të gjithë shkojnë për vizitë tek mjeku. Ka shumë raste të prekur nga gripi të shtruar në dy spitalet, infektiv dhe ish- sanatorium.

“Jemi në sezon gripi. Nuk duhet të alarmohemi por nuk duhet të neglizhojmë në spitale ka raste të shtruara”,-tha Bino. Po ashtu ajo shpjegoi në lidhej me humbjen e jetës së 70-vjeçarit nga Gjirokastra dhe theksoi se në grupet e riskut, personat qe kanë sëmundje bashkëshoqëruese virusi shkakton komplikacione të rënda.

“Pacienti i Gjirokastrës, ishte me diabet e kontrollonte me ushqime dhe jo me trajtim, konsumonte duhan. Bëri pneumoni e cila nuk u dominua me trajtim dhe kujdes”,-tha Bino. Ajo këshillon personelin mjekësor dhe qytetarët që kur shkojnë nëpër qendra shëndetësore të përdorin maska. “Të përdorin maska sepse shkon për një problem kardiak, për recetë dhe merr infeksion. Maskat parandalojnë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit