Home Sporti 17 vjeçari sh...

17 vjeçari shkëlqeu ndaj Italisë, Enrique: Gavi dukej sikur luante në oborrin e shtëpisë!

87
0

Gavi u bë lojtari më i ri  në historinë e Spanjës (17 vjeç dhe 60 ditë) që debuton me fanellën e kombëtares duke thyer një rekord që zgjaste që nga viti i largët 1936. Talenti i Barcelonës i mahniti të gjithë me paraqitjen e tij dhe në konferencën pas ndeshjes, Luis Enrique mund të thoshte vetëm elozhe për të.

“Ne kemi thënë tashmë se është një rast unik, ai po luan sikur të ishte në oborrin e shtëpisë së tij. Është kënaqësi të shoh një lojtar me këtë cilësi dhe personalitet. Ai është e ardhmja e ekipit kombëtar si shumë lojtarë të tjerë që kemi në këtë grup

Gavi ka bërë një paraqitje të madhe, por nuk është normale. Është diçka e jashtëzakonshme, luan shumë dhe mirë, me shumë personalitet. Jo vetëm që është e ardhmja e Kombëtares, por tashmë e shohim se është edhe e tashmja.

Por përveç Gavit, të tjerë si Sarabia, Ferran, Busquets, Koke … me pak fjalë, të gjithë ata që kanë dalë kanë qenë në një nivel të shkëlqyeshëm. Gavi nuk më ka habitur”, deklaroi strategu i Spanjës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit