Home Bota 20 vite luftë...

20 vite luftë me 241 mijë viktima, ja sa shpenzoi SHBA në konfliktin në Afganistan

16
0

20 vite luftë, kosto prej 2300 miliardë dollarësh dhe 241 mijë viktima. Shifrat janë për bilancin e luftës në Afganistan. Ai që i bën llogaritë është Instituti Watson në universitetin Brown, që në raportin Kostot e Luftës rendit listën e kostove, ekonomike dhe humanitare, të paguara nga SHBA nga viti 2001.

Operacionet e luftimit i kanë kushtuar Amerikës rreth 1000 miliardë dollarë, të cilave iu shtrohen 530 miliardë për interesat e borxheve për të financuar operacionet ushtarake, 296 miliardë për kurimin e veteranëve të luftës së Afganistanit, si dhe 443 miliardë shtesa të buxhetit të Departamentit të Mbrojtjes për operacione të tjera, të lidhura me konfliktin.

Shifra totale që arrin 2.2 trilionë dollarë nuk përfshin fondet që qeveria e Shteteve të Bashkuara është e detyruar për të shpenzuar për asistencën e përjetshme për veteranët amerikanë të kësaj lufte si dhe pagesat e interesave të kredive të marra për të financuar luftën.

Sipas të dhënave të përpunuara nga ”Howmuch.net” në vitin 2019 kjo është lufta më e shtrenjtë pas Luftës së Dytë Botërore dhe asaj në Irak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit