Home Bota 200 pengje mb...

200 pengje mbahen nga Hamasi, Blinken ka zbarkuar sërish në Izrael

35
0

Ushtria izraelite ka deklaruar se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 200 pengje në Gazë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje grupit islamik-militant Hamas që të lirojë menjëherë pengjet. Shefi i OKB-së tha gjithashtu se aksesi humanitar në Rripin e Gazës tanimë është më urgjent se kurrë.

Në luftimet e ashpra ushtria izraelite ka bërë ditur se ka vrarë të paktën gjashtë udhëheqës të lartë të Hamasit.Ushtria në Izrael nuk ka dhënë indikacione të qarta se kur do të nisë një pushtim të Gazës, i cili është dënuar nga shumë vende të botës pasi mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zbarkuar sërish në Izrael vetëm katër ditë pas vizitës së tij të mëparshme. Ai po mban takime me liderët në Jerusalem mbi luftën. Blinken fillimisht shkoi në Tel Aviv të enjten për të treguar mbështetjen e Amerikës për Izraelin, më pas udhëtoi në gjashtë shtete arabe për të vazhduar diskutimet diplomatike.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Gaza në ditët e fundit, sipas Kombeve të Bashkuara pas një paralajmërimi izraelit për t’u nisur drejt jugut ndërsa përgatitet të nisë sulmin e madh nga toka, deti dhe ajri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit