Home Aktualitet 28-vjeçarja q...

28-vjeçarja që u dhunua nga partneri, flet avokati: Është në gjendje të rënduar

24
0

Avokati i 28-vjeçares së dhunuar barbarisht nga Gleard Gusholli, thotë se ajo ndodhet në gjendje të rënduar edhe fizike, por kryesisht psikologjike, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera. Ai tha se përveç akuzave që janë ngritur ndaj 31-vjeçarit, kërkojnë që të rishikohen akuzat dhe të shtohen edhe ajo e vrasjes e mbetur në tentativë dhe dhënia e lëndëve narkotike me forcë.

“Vajza ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rënduar psikologjike. Ditën e sotme pas takimit zyrtar me drejtorin e policisë, ku kemi kërkuar psikolog, ka ardhur pranë spitalit. Gjendja shëndetësore është e rënduar, nuk mund të themi rëndë, por e rënduar sepse po bëhen ekzaminime të tjera.

Ndaj autorit janë ngritur disa akuza tashmë, por në këto momente sërish është theksuar që duhet të ketë rikualifikim të akuzave sepse sipas nesh si mbrojtje, duhet të ngrihet akuza vrasje e mbetur në tentativë, pengmarrja, dhënia e lëndëve narkotike me dhunë, etj.

Kam komunikuar me një nga doktorët, dhe më thanë që një nga analizat nuk ka dalë mirë dhe duhet ripërsëritur. Kemi kërkuar sot dhe një aktekspertim toksik, për kokainë, si dhe aktekspertimi psikologjik. Do veprojmë sipas ligjit”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit