Home Kosova 4 viktima dhe...

4 viktima dhe 12 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

27
0

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2.481 testime, prej të cilave 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 4 pacientë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimin në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Ndërkohë deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi:

10 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259. Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit