Home Sporti 5 arsye se pë...

5 arsye se përse Juventusit i duhet triumfi në Europa League

81
0

Juventus deri më tani po kalon një sezon shumë të dobët, duke bërë paraqitje zhgënjyese në kampionat dhe Champions League, ku edhe u eliminua që në fazën e grupeve. Skuadra e Allegrit e mbylli grupin me vetëm 3 pikë dhe do të luajë në Europa League. Mediat italiane kanë listuar 5 arsye se përse ky kompeticion i shërben bardhezinvje.

1 – 22 maj 1996, hera e fundit që Juventusi ngriti një trofe europian. Championsi i dytë i fituar. Kanë kaluar 26 vjet, kjo, më shumë se të gjitha të tjerat, është një arsye e vlefshme për të provuar të fitohet Europa League.

2 – Europa League mund të jetë edhe kompeticioni që shpëton sezonin e Juventusit, deri këtu falimentues në Champions League dhe shumë i ndërlikuar në kampionat, ku distanca nga e para është tashmë 10 pikë.

3 – “Frika” e shumë tifozëve të Juventusit është se me rikthimin, veçanërisht në janar, të lojtarëve të dëmtuar, hapësira për të rinjtë dhe në veçanti emra si Miretti, Fagioli, Iling Junior, Soulé etj do të ulet. Pjesëmarrja e plotë në Europa League do t’i mundësonte Allegrit të përdorte të gjithë skuadrën.

4 – Me fillimin zhgënjyes të kampionatit, përtej vendit të parë, Juventusi do të duhet gjithashtu të fitojë hyrjen në Champions-in e ardhshëm. Për momentin bardhezinjtë janë jashtë. Të fitosh Europa League do të thotë të kesh një vend të garantuar në Champions League dhe më shumë në vazon e parë të shortit.

5 – Nuk është Champions League, as për të ardhurat, por në këtë pikë, arritja deri në fund dhe ngritja e trofeut të Europa League do të sillte rreth 20 milionë euro në arkat e Juventusit plus të ardhurat nga stadiumi, duke mbuluar dështimin e falimentimit për të kaluar në raundin e 1/16.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit