Greqia do të hap kufijtë me vendin tonë, duke nisur nga 19 qershori. Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejtohej shteteve të BE që të hiqnin kufizimin e udhëtimit për disa shtete, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria. Hapja e kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë do të rrisë fluksin e vizitorëve nga dy anët e kufirit.
Mijëra emigrantë shqiptarë do vijnë për pushime dhe vizita në Shqipëri, sikurse qindra e qindra shqiptarë do turren drejt plazheve greke.
Njoftimi zyrtar për hapjen e kufijve është bërë nga Ministria e Turizmit e Greqisë.