Denis Zakaria është një nga emrat më të përfolur për merkaton e dimrit. Mesfushori zviceran po shkëlqen në radhët e Borussia M’Gladbach çka ka afruar shumë ekipe të mëdha për të kërkuar shërbimet e tij.
Roma me Arsenalin ishin dy ekipet e para që nisën kontaktet por tani ka hyrë në lojë edhe Manchester City. Guardiola e shikon 24-vjeçarin si pasuesin ideal të Fernandinhos e për më tepër ka një kontratë me klubin gjerman deri në qershorin e ardhshëm.