Real Madrid ka intensifikuar kontaktet me Alphonso Davies. Sipas raportimit të gazetës “AS”, ekipi madrilen në javët e fundit është takuar disa herë me Nedal Huoseh, agjentin e lojtarit.
Edhe pse kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025, lojtari mund të zgjedhë të lërë Bayernin në sesionin e ardhshëm të merkatos së verës. Mbetet për të parë se cili do të jetë vlerësimi i klubit bavarez, por shuma do të ndikohet nga afati i skadimit të kontratës.
Drejtuesit gjermanë mund të ulin pretendimet për të shmangur një largim falas. Në javët e fundit, zërat kanë konfirmuar se për të filluar një negociatë do të niset nga një bazë prej 50 milionë eurosh, një shumë që aktualisht bllokon çdo diskutim. /R.Lika-Koha Jonë/