Thuram në dyshim për sfidën ndaj Suedisë, Franca nuk dëshiron të marrë rreziqe
Prania e sulmuesit francez Marcus Thuram në ndeshjen ndaj Suedisë vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi i Francës rrezikon të humbasë edhe përballjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026 për shkak të një shqetësimi në pulpë, i cili e detyroi të mungonte edhe në sfidën e mëparshme ndaj Norvegjisë.
Gjatë fundjavës, futbollisti i Interit ka zhvilluar një program të veçantë stërvitor nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor. Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet serioz, drejtuesit e kombëtares franceze po tregohen të kujdesshëm dhe nuk duan të rrezikojnë gjendjen e lojtarit në këtë fazë të rëndësishme të turneut.
Megjithatë, ka edhe sinjale pozitive. Thuram ka udhëtuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës drejt New York-ut, ku Franca do të përgatitet për përballjen me Suedinë. Seanca e fundit stërvitore para ndeshjes pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse sulmuesi do të përfshihet në listën e lojtarëve të gatshëm për këtë takim.
Stafi teknik i “Gjelave” shpreson ta ketë në dispozicion një nga armët kryesore të repartit ofensiv, por vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas vlerësimit të fundit mjekësor. Për momentin, Thuram mbetet në garë me kohën për të qenë gati në sfidën e rëndësishme ndaj Suedisë.
KOHA JONË SONDAZH

