Rashford shijon pushimet në Saint-Tropez, festa luksoze me disa vajza me bikini

Marcus Rashford po shijon pushimet pas sezonit futbollistik në një prej destinacioneve më të famshme të rivierës franceze. Sulmuesi anglez është fotografuar në Saint-Tropez, duke kaluar kohë në një jaht luksoz në shoqërinë e një grupi miqsh.

Sipas raportimeve të “The Sun”, futbollisti i Manchester United ka organizuar një ditë relaksi në det, ku nuk kanë munguar pijet luksoze dhe atmosfera festive. Në mesin e shoqërisë së tij raportohet se ndodheshin edhe disa vajza.

Rashford, i cili sipas raportimeve fiton rreth 325 mijë paund në javë, është fotografuar duke shijuar një shishe shampanje “Armand de Brignac Brut Gold”, me vlerë të raportuar rreth 270 paund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi 28-vjeçar kishte zgjedhur gjithashtu një veshje me aksesorë luksozë. Në këmbë mbante atlete Louis Vuitton, ndërsa në dorë kishte një orë “Hublot Square Bang Unico”. Në qafë mbante një varëse argjendi me mbishkrimin “Home is ëhere the heart is”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas “The Sun”, Rashford po kalonte pushimet në një jaht të marrë me qira në rivierën franceze, në shoqërinë e rreth dhjetë miqve. Në fotot e publikuara nuk shfaqej partnerja e tij, Lucia Loi.

Një person i cituar nga tabloidi britanik e përshkroi ditën e futbollistit si një moment relaksi pas angazhimeve me kombëtaren angleze.

Futbollisti Marcus Rashford dhe miqtë e tij në një varkë me disa gra.

Marcus Rashford duke ndihmuar një grua që hidhet nga një jaht, ndërsa një grua tjetër shikon nga kuverta e jahtit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?