Home Sporti Agim Ademi pa...

Agim Ademi pas arrestimit del para Gjykatës, rrezikon nga 3 muaj deri në 8 vjet burg

531
0

Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi u arrestua mesditën e të mërkurës në Prishtinë, teksa sot ka dalë para gjykatës për t’u njohur edhe me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar si masë, arrest shtëpie për 30 ditë, për kreun e FFK-së, i cili ka mbërritur edhe vetë në Gjykatë, i shoqëruar nga ambulanca. Pas arrestimit të të mërkurës, Ademi qëndroi vetëm pak orë në qeli, pasi kërkoi ndihmë mjekësore dhe u dërgua në Spitalin e kryeqytetit.

Agim Ademi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shmangie të taksave, krime për të cilat legjislacioni i Kosovës parashikon dënim me gjobë dhe burg nga 3 muaj deri në 8 vite.

Kreu i FFK-së, u mor të pyetje të martën nga përfaqësues të prokurorisë dhe të mërkurën u kërkua arrestimi i tij, në ambientet e hotelit ku po qëndron e grumbulluar përfaqësuesja e Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit