Home POLITIKE AKSH mbyll e-...

AKSH mbyll e-Albania, Vasili: Ka “flakë” te hipotekat dhe prokuroritë, atje për qeverinë ka dokumente përvëluese

288
0

Platforma e vetme e shërbime online, e-albania dhe disa faqe të tjera zyrtare dhe qeveritare kanë pezulluar shërbimet si pasojë e një sulmi kibernetik. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka renditur 7 pyetje ndaj qeverisë për këtë situatë, thotë se ditët e fundit është parë që ka një “flakë” te hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente përvëluese për qeverinë.

Postimi i plotë

Bllokimi i sherbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”! Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete. Ka disa pyetje qe duan pergjigje sot:

1️⃣ Kur dolen te dhenat personale, qe ishin ne duar te patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria qe i nxori dhe i perdori per te grabitur zgjedhjet?
2️⃣ Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?
3️⃣ Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?
4️⃣ A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?
5️⃣ A nuk ishte qeveria qe bente gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?
6️⃣ A nuk ishte qeveria, qe tha keshtu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?
7️⃣ Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?

Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH. Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.

Me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente “perveluese” per qeverine.
Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne “hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve. Ky sigurisht eshte nje mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit