Home Sporti Allegri: Rezu...

Allegri: Rezultat i mirë ndaj Zenit, por luajtëm dobët

41
0

Juventusi mori fitoren e tretë në grup në po kaq ndeshje të luajtura deri më tani. Trajneri Allegri është shprehur i kënaqur me rezultatin, por jo me atë që prodhoi skuadra e tij në fushën e lojës.

“Një rezultat shumë i mirë, pas 15 ditësh mund të luajmë kualifikimin në turin tjetër të turneut. Nuk bëmë një paraqitje shumë të mirë, ishim shumë të ngadaltë. Duhet të përmirësohemi në fazën e zotërimit të topit dhe në metrat e fundit duhet të bëjmë zgjedhje më të mira. I përdorëm shumë pak lojtarët e krahut.

Nuk më pëlqen të them që është Juventusi im. Kam një organikë të pasur, por sot kemi luajtur keq, megjithëse arritëm që të fitonim. U mërzita edhe për disa gabime në fund të ndeshjes”, tha trajneri i Juventusit, Max Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit