Home Sporti Ancelotti: Ke...

Ancelotti: Kemi 3 mungesa ndaj Sevillas, Hazard qëndron me ne

59
0

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Sevillas. Italiani konfirmoi mungesën e Vinicius, ndërkohë që shtoi se Hazard ka kontratë dhe do të mbetet te madrilenët.

“Duam ta mbyllim mirë sezonin, do të kemi një ndeshje të vështirë pa Benzemanë, Vinicius Junior dhe Asension.

Merkato? Ne po punojmë për të përmirësuar skuadrën, por diskutimi për emra të përveçëm nuk më duket i drejtë. Më pëlqen Joselu, si sulmuesit e tjerë: Aspas, Morata … Dhe po flas vetëm për spanjollët.

Hazard? Ju më befasoni, nuk keni durim të prisni. Unë kurrë nuk e kam dhënë formacionin një ditë para ndeshjes. Hazard ka një kontratë, kjo nënkupton që do të qëndrojë. Nëse ai nuk është i lumtur, le t’i kërkojë klubit transferimin”, deklaroi Ancelotti.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit