Home KRYESORE Arben Ahmetaj...

Arben Ahmetaj dhe Delina Ibrahimi kryejnë me sukses operacionin më të madh te Eurobondit 10 vjeçar

535
0

Sot qeveria shqiptare ka kryer një operacion të suksesshëm financiar.

Shqipëria emeton me sukses Eurobondin e ri 10-vjeçar. Ditën e sotme Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milionë euro me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Z. Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Delina Ibrahimi.

Të dy janë specialistë të njohur me financat ndërkombëtare, me bursat dhe administrues të vëmëndshëm të tregjeve botërore.

Investitorët e huaj treguan konfidencë duke shprehur interes në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Sipas qeverisë, ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes se tërmetit dhe pandemisë.

Ky ishte dhe tregues se ekonomia shqiptare po ecën mirë dhe se ka garanci në tregjet e huaja si ekonomi stabile.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit