Home KRYESORE Arian Çani: K...

Arian Çani: Kryeministri Rama rrëzohet vetëm me protesta popullore, ndryshe nuk e lëkundin dot!

356
0

Në emisionin e drekës në News24 analisti i njohur dhe moderatori televiziv, Arian Çani tha ndër të tjera, se kryeministri Edi Rama rrëzohet vetëm me protesta të forta popullore. Në të kundërt ai e mban pushtetin gjatë, sepse përditë po çimenton pushtetin e tij.

Çani shtoi se Edi Rama mbetet përherë tre hapa para në raport me kundërshtarët e tij politikë.

”Ndaj nëse opozita ka synim ta rrëzojë duhet vetëm protesta. Ndryshe ai rri sa të dojë në pushtet. Edhe drejtësia e re, SPAK, nuk e prek dot kryeministrin sepse mund të marrë ndonjë peshk rrotull tij, por jo Edi Ramën. Të gjitha goditjet e SPAK-ut janë bërë me lejen e Ramës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit