Home Sporti Arsenali ndal...

Arsenali ndalet ndaj Fulham, United fiton me përmbysje ndaj Nottingham (VIDEO)

4
0

Arsenali ndalet në shtëpi, në derbin e Londrës ndaj Fulhamit. “Topçinjtë’ e Mikel Artetës nuk shkuan përtej barazimit 2-2 në shtëpi. Pereira ndëshkoi Ramsdale që në startin e ndeshjes.

Megjithatë Arsenali reagoi mirë në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë brenda tre minutave, me Saka nga pika e bardhë në të 70-ën dhe Nketiah tre minuta më vonë, duke përmbysur rezultatin dhe marrë rezultatin. Në minutën e 87’ ishte Palhinha shënoi edhe golin e dytë për Fulhamin, duke i dhënë një pikë në “Emirates Stadium”.

Manchester United përmbys Nottingham Forest dhe merr tre pikë të rëndësishme në “Old Trafford”. Sfida u zhbllokua që në minutën e 2-të me Aëoniyi, i cili kaloi lehtësisht Onana-n dhe gjeti rrugën drejt rrjetës.  Ndërsa vetëm dy minuta më pas, Boly dyfishoi avantazhi për miqtë.

Vendasit reaguan në minutën e 17-të me Eriksen që ngushtoi diferencën dhe që bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultarin 1-2. Pjesa e dytë foli e gjitha për United, me Casemiron që barazoi për “Djajtë e Kuq” në minutën e 52-të, ndërkohë që Nottingham mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Worrall mori karton të kuq.

United fiton penallti, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë Bruno Fernandes, me portugezin që përmbys gjithçka dhe i dhuroi tre pikë skuadrës së tij. Manchester United tashmë renditet në vend të pestë me 6 pikë, ndërkohë që Nottingham Forest në vend të 14-të me 3 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit