Home POLITIKE ”Asnjë ...

”Asnjë zyrtar i lartë nuk është falur nga Amnistia”, Bardhi i përgjigjet Bashës dhe tregon letrën nga SPAK

178
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për amnistinë penale duke paraqitur si provë një letër të drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumanit se asnjë zyrtar i lartë nuk është falur. Po ashtu Bardhi i dërgoi një kërkesë për informacion Dumanit për efektet e aministisë penale dhe në përgjigjen e ardhur nga drejtuesit i SPAK-ut rezulton se vetëm 4 qytetarë kanë dalë nga burgu. Bardhi lexoi të gjithë përgjigjen e Dumanit për të hedhur poshtë çdo akuzë.

Fjala e plotë

I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion. Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mengjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi dicka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

1-Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.

2-Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.

3-Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.

4-Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.

5-Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

6-Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit