Home Sporti Bajrami: Ta n...

Bajrami: Ta nisim mbarë, kemi një skuadër të fortë!

63
0

Nedim Bajrami është gati për të ndihmuar kombëtaren pas një sezoni shumë të mirë te Empolit. Mesfushori i cili ka pak muaj që është bashkuar me Kombëtaren shprehet se objektivi i skuadrës është ta nisin mbarë këtë edicion të ri të Nations League, ndërsa flet edhe për konkurrencën në ekip.

“Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne.

Konkurrenca në ekip – Është normale në futboll. Çdo lojtar do të luajë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një skuadër që jemi të gjithë bashkë.

Synimet e ekipit – Objektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin.

Përsëritje e suksesit të 2016-ës? E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i forte”, tha Bajrami.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit