Home Sporti Barcelona bën...

Barcelona bën gati 80 milionë euro për sulmuesin e Juventusit

120
0

Juventusi në telashe për shkak të penalizimit me 15 pikë ka nisur të mendojë për merkaton në dalje pasi mungesa e mundshme në Champions League do të boshatiste arkën e bardhezinjve.

Lojtari më i kërkuar në grupin bardhezi është Dusan Vlahovic por edhe Chiesa. Këtë të fundit e joshin sirenat madrilene ku Ancelotti e kërkon me ngulm ndërsa për serbin situata është më e komplikuar.

Pas klubeve angleze, në garë për bomberin është futur edhe Barcelona. Klubi spanjoll është i gatshëm të derdhë 80 milionë euro në llogarinë e torinezëve edhe pse ish-sulmuesi i Fiorentinës nuk ka bindur aspak në muajt e parë si bardhezi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit