Home Aktualitet Basha takim &...

Basha takim ”kokë më kokë” me Berishën

35
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim ”kokë më kokë” me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mësohet se pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, të dy janë mbyllur në zyrën e Bashës. Nuk dihet ende se çfarë temash po diskutohen në tavolinën e të dyve.

SHBA prej kohësh e ka bërë me dije se nuk dëshiron që Berisha të jetë në Kuvend, e as në grupin e PD-së që pas shpalljes ”non Grata”. Kur ditët për fillimin e legjislaturës së re po afrojnë, ende kreu Basha nuk është prononcuar se çfarë do të bëjë me këtë thirrje të SHBA-së.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë të qartë se do të jetë në Kuvend dhe se shpallja ”Non-Grata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan është një çështje personale mes tij, dhe jo e PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit