Home POLITIKE ”Basha ...

”Basha të japë dorëheqjen”, deputetja Merita Bakiu: Jemi më keq se vitin 97, kemi një PD të përçarë

403
0

Deputetja e PD-së, Merita Bakiu kërkon që Lulzim Basha të japë dorëheqjen, duke shtuar se për humbjen më 6 mars, duhet të mbajnë përgjegjësinë të gjithë. Për të PD-ja do shpëtojë vetëm nëse bashkohen, ndërsa thekson se forca e tyre politike duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Deputetja në facebook pohon se vota e qytetarëve tregoi realitetin në të cilën ndodhet PD, dhe sipas saj tashmë nuk është koha që të fshihen pas siglës.

Postimi i plotë

Ndodhemi në një situatë të vështirë, ndoshta më keq se vitin 1997, për arsye se përveç humbjes së tmerrshme kemi dhe një PD të përçarë.

Në këtë moment po nuk morëm përgjegjësitë do te jemi dhe dëshmitarë të shkatërrimit përfundimtar. Nuk mund te fshihemi me pas siglës, anëtarësia dhe për më tepër votat popullore na treguan realitetin.

Përgjegjësia fillon së pari tek ju kryetar e më poshtë. PD shpëton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me dorëheqjen tuaj dhe çuarjen ne zgjedhje të reja brenda PD ku bëjnë pjesë edhe anëtarët, miqtë e bashkëpuntorët që sot i janë bashkuar foltores.

Nuk bëhet fjalë për të gjetur fajtore, por për të marrë përgjegjësi e për të bërë zgjidhje. Ja kemi borxh demokrateve bashkimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit