Home Sporti Bayerni arkët...

Bayerni arkëton 200 milionë euro nga marrëveshje e re me Telekomin

54
0

Bayern Munich bën një lëvizje të rëndësishme financiare. Klubi bavarez ka rinovuar kontratën me Telekomin, sponsorin kryesor të saj. 200 milionë euro do të kalojnë në arkat e klubit gjatë katër sezoneve të ardhshme nga kjo marrëveshje, shumë që mund të ndihmojë për të bindur Leëndoëskin që të rinovojë kontratën si dhe për të tentuar afrimin e Erling Haaland.

Kjo marrëveshje do t’i lehtësojë ndjeshëm arkat e klubit pas një periudhë të gjatë krize për shkak të pandemisë. Marrëveshja e re me Telekomin gjerman do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.

“Allianz Arena” ka marrë një total prej 45 milionë eurosh në sezon, një shumë që do të rritet në 50 milionë nga sezoni i ardhshëm. Përveç kësaj, Telekom ka rënë dakord të përfshijë bonuse për performancën e ekipit, kështu që totali mund të kalojë edhe 200 milionë euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit