Home Sporti Bayerni preno...

Bayerni prenoton zëvendësuesin e Lewandowskit, por vjen verën e ardhshme

151
0

Zëvendësuesi i Robert Lewandowski-t te Bayern Munich mund të vijë pas një viti. Bild së fundmi raporton se Harry Kane është një emër shumë konkret për planet e klubit të njohur. Përgjigja nga ana e përfaqësuesve të sulmuesit anglez ka qenë pozitive, teksa vetë sulmuesi anglez ka kontratë deri në vitin 204 me Tottenham-in.

28-vjeçari ka fituar disa çmime individuale, por nuk ka patur sukses me klubin e tij. Një marrëveshje verën e ardhshme mund të ishte një gjë e mirë për të dy palët.

Drejtuesi i Bayern-it, Oliver Kahn, e ka konsideruar blerjen e mundshme të anglezit si një ‘ëndërr’ dhe ka bërë të ditur se ishte diçka për të cilën do të punojnë në të ardhmen.

“Ai ka një kontratë me Tottenham-in. Është një sulmues i jashtëzakonshëm, por është një ëndërr për të ardhmen”, ka thënë Kahn. Kapiteni i Anglisë ka luajtur 385 ndeshje me Tottenham-in dhe ka shënuar 247 gola.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit