Home POLITIKE Berisha mbled...

Berisha mbledh strukturat në Tiranë: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti. Tani nis beteja e re

26
0

Sali Berisha në një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës ka deklaruar se pozita është de facto jashtë Parlamentit, duke bërë përgjegjës për këtë kreun e qeverisë, Edi Rama. Po ashtu Berisha deklaroi se tani nis një betejë e re kundër qeverisë.

”Thirra këtë takim pasi PD-ja dhe opozita hynë në një fazë të re, në një betejë të re e cila imponohet nga kushtet dhe rrethanat që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën në 30 vite. Opozita, PD-ja, kaloi në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë, në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mosasgjesimin e saj tërësisht, shndërrimin e saj në një forcë politike pa vlerë apo një fasadë të saj.

Qëndrimet ndaj opozitës në Parlament kanë arritur në atë shkallë që çdo kërkesë për transparencë ndaj ministrave për t’u paraqitur në komisione dhe dhënë llogari për çka ndodh që të gjitha marrin një refuzim banditësh dhe dërgohen përfaqësuese që s’kanë asnjë tagër. Deputetët tanë nuk përfillen, por shpërfillen ndaj çdo gjëje. Procesi i bashkimit të deputetëve u përball me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit