Home KRYESORE Berisha: PD n...

Berisha: PD nesër në Kuvend. Nuk e bojkotojmë seancën për zgjedhjen e Presidentit

383
0

Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme para mendiave se deputetët e opozitës nuk do të bojkotojë seancën e nesërme në Kuvend, kur pritet që mazhoranca të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës.

Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Edi Ramës për të propozuar presidentin, duke patur parasysh masakrën zgjedhore që ai ka bërë me armatën e patronazhistëve, përdorimin e Dumanëve e bandave e parave të krimit. Ne kemi bindjen se rrugëzgjidhja e vetme e drejtë do të ishte një president nga opozita. Por Rama në vend të kësaj praktike, zgjodhi lojën me kukulla e pseudoopozitë, një lojë që mund të quhet si shpifsirë politike e neveritshme dhe i kaloi raundet me gjasme se po pres nga opozita, manipuloi dhe tani mbledh kryesinë për të komunikuar presidentin dhe për të marrë 100% pushtetet, njëlloj si Aleksandër Lukashenko. Do quhet Aleksandër Lukashenko bis, me marrjen e presidencës shkon në pushtet absolut. Është detyrë e opozitës t’i japë Ramës përgjigjen e merituar. Nesër në seancë për të votuar kundër, nuk bojkotojmë. Do luajmë rolin tonë”,- u shpreh Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit