Home Aktualitet Beteja për 6 ...

Beteja për 6 bashkitë e qarkut të Korçës, sfidë kthimi i të rinjve

90
0

Ishin vitet 2004-2005 kur kryeministri i kohës, Fatos Nano identifikoi në radhët e demokratëve Niko Peleshin duke e emëruar prefekt. Edi Rama në krye të PS, do ta kandidonte në 2007 për kryebashkiak. Fitorja e tij si socialist ishte e thellë dhe që prej 2007 Bashkia e Korçës vijon të drejtohet nga e majta. Pasuesi i Niko Peleshit që u ngjit në qeverinë, Sotiraq Filo, kërkon mandatin e trete në 14 maj. Në këto zgjedhje ka përballë një zonjë, ish-deputeten demokrate, pedagogen Ledina Aliolli. Ajo kandidon nën siglën e koalicionit Berisha-Meta “Bashkë Fitojmë”.

Vitet e fundit Korça ka marrë investime të konsiderushme nga qeveria. Është e treta bashki në rang vendi, pas Tiranës dhe Vlorës, për projektet e realizuara për zhvillimin zonës. Ky qytet është kthyer në një pikë të re turistike në juglindjen e vendit, duke lënë pas Pogradecin dhe turizmin e tij karakteristik liqenor. Bashkia e Korçës është ndër të parat dhe të paktat qytete që ka siguruar ujë pa ndërprerje për banorët e saj. Investimet në infrastrukturë, zhvillimi i turizmit dhe hotelerisë e ka kthyer Korçën në “të përkëdhelurën” e juglindjes. Në qytet janë të pakta ankesat e banorëve të Korçës në prag zgjedhjesh.

Bujqësia është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të kësaj zonë. Në qarkun dhe bashkinë e Korçës rrallë gjen toka djerrë. Me daljen nga dimri i gjatë, bujqit kanë nisur punët e tokës, pavarësisht humbjeve të përvitshme nga mbetja stok e prodhimeve. Vitet e fundit, Korça ka fituar turistët, por po humb rininë ashtu si çdo qytet tjetër i Shqipërisë.

Qarku i Korçës ka 6 bashki, Korçën, Kolonjën, Devollin, Maliqin, Pustecin dhe Pogradecin. Të njohura si bastione të së majtës, Partia Socialiste kërkon të rimarrë drejtimin në të paktën 5 prej tyre.

Ndërsa Devolli, bastion i demokratëve, drejtohet nga një socialist për shkak të bojkotit të zgjedhjeve të shkuara nga opozita. Por me votën e 14 Majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” synon ta rikthejë zonë blu.

Në Kolonjë rikandidon Erion Isai nga Partia Socialiste përballë Ethem Lumanit nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Në Maliq synon mandatin e shtatë socialisti Gëzim Topçiu përballë Alfred Gegës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në Pustec Pali Kolevski përballë Pandi Janit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në Pogradec kandidojnë Ilir Xhakolli nga PS, Zini Tollozhina i koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe Rezart Laraku nga partia Liri, Demokraci dhe Etikë.

Devolli, bastion i demokratëve, drejtohet nga një socialist për shkak të bojkotit të zgjedhjeve të shkuara nga opozita. Në këto zgjedhje garojnë Eduart Duro nga PS përballë Ervis Hajderlli nga koalicioni i djathtë. Por pas 14 Majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” synon ta rikthejë në zonë blu. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit