Home Bota Bien kambanat...

Bien kambanat e Alarmit!! – Britani; Rritet kufiri i çmimit të energjisë!

31
0

Çmimet e energjisë për familjet do të rriten në janar, duke bërë më shumë presion financiar mbi faturuesit në periudhën më të ftohtë të vitit.

Rregullatori i energjisë ‘OfGem’ tha se fatura tipike vjetore e familjes do të pësoj një rritje prej 94 £ ose 5%.

Ai tha se rritja e faturave do të ishte “shqetësuese” në një kohë të vështirë për shumë njerëz, por ishte rezultat i kostove më të larta të shitjes me shumicë me të cilat përballen furnitorët.

Analistët kanë parashikuar se çmimet do të bien përsëri në mars.

Njoftimi vjen një ditë pasi kancelari Jeremy Hunt dha deklaratën e tij të vjeshtës.

Kufiri i çmimeve të rregullatorit prek 29 milionë familje në Angli, Uells dhe Skoci. Rregullat janë të ndryshme në Irlandën e Veriut. Ofgem cakton shumën maksimale që furnizuesit mund të ngarkojnë për çdo njësi gazi dhe energjie elektrike, por jo faturën totale, kështu që nëse përdorni më shumë, do të paguani më shumë.

Konkretisht, çmimi i gazit do të jetë 7 p/kilovat orë (kWh), kurse energjia elektrike 29 p/kwh.

“Është e rëndësishme që klientët të mbështeten dhe ne u kemi bërë të qartë furnitorëve se presim që ata të identifikojnë dhe ofrojnë ndihmë për ata që po luftojnë me faturat,” tha Jonathan Brearley, shefi ekzekutiv i Ofgem.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit