FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Britania do të lejojë organizatën ndërkombëtare të shikojë gjetjet në rastin Skripal

Britania është duke punuar që t’iu japë mundësinë ekspertëve ndërkombëtarë për të vërtetuar gjetjet e deritashme që tregojnë se ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar nga agjenti nervor i krijuar nga rusët, ka njoftuar sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, transmeton Reuters.

Në një artikull për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine, Jonhson ka shkruar se qeveria dhe policia britanike janë duke punuar ashtu që t’i japin leje Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për konfirmimin e të dhënave.

“Ne jemi duke punuar që t’iu japim mundësi për të konfirmuar analizat tona në mënyrë të pavarur”, ka shkruar ai, raporton rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 23 diplomatë rusë si shkak i këtij incidenti. Rusia ka kundërshtuar ndonjë përfshirje në këtë sulm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarë rusë kanë premtuar se shteti i tyre do të ketë përgjigje për dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?