FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan: Bashkimi Europian duhet të na hapë derën

BE duhet të bëjë pjesën e saj, duke filluar që nga premtimet për pranimin e Turqisë dhe ruajtja e statusquo-së së Jeruzalemit. Ankaraja është e gatshme të bashkëpunojë me Italinë për Libinë.

Një ditë para vizitës zyrtare në Itali, ku do të takohet me Papën, presidentin Mattarela dhe kryeministrin Gentiloni, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka dhënë një intervistë për “La Stampa”.

“Pranimi i Turqisë në BE nuk mund të sakrifikohet për llogaritë e politikës së brendshme”, është shprehur ai. Ndërsa në lidhje me Jeruzalemin, Erdogan thotë se ai nuk është thjesht një çështje e myslimanëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas presidentit turk, statusi i këtij qyteti “duhet të ruhet mbi bazën e rezolutave të OKB-së, duke u siguruar bashkëjetesën paqësore myslimanëve, hebrejve dhe të krishterëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E vetmja zgjidhje është ajo e dy shteteve”, ka shtuar Erdogan. Ndërsa në lidhje me ndërhyrjen turke në provincën e Afrinit në Siri, Erdogan është shprehur: “Do t’i luftojmë terroristët. Vetëm ata. Kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?