FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hiqen tarifat roaming për vendet anëtare të BE

Pas një dekade debat, Komisioni Europian vendosi të çlirojë nga tarifat romaing të gjithë shfrytëzuesit e telefonisë celulare në Bashkimin Europian.

Duke nisur që nesër, 15 qershor, të gjithë operatorët e rrjeteve të telefonisë celulare në Bashkimin Europian do të ndalohen të ngarkojnë tarifa shtesë për thirrjet jashtë vendit, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme nga BE për të krijuar një treg të vetëm dixhital në vendet anëtare të BE.

Rregullat, të cilat kanë qëllim përtëritjen e  tregut unik të BE-së për tregti pa tarifa, do t’u lejojnë klientëve të ndihen si në shtëpinë e tyre edhe kur janë jashtë vendit, por gjithmonë brenda hapësirës së vendeve të anëtarësuara në union, dhe gjthashtu parandalojnë kosotot e fshehura shtesë kur klientët kthehen në shtëpi nga pushimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, organizata jo fitimpuresë për mbrojten e të drejtave të konsumatorëve, consumer watchdog , ka paralajmëruar konsumatorët të qëndrojnë vigjilentë kur të përdorin celularët e tyre me qëllim shmangien e ndonjë surprize.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tarifat e roamingut janë kosto shtesë të ngarkuara për bërjen e thirrjeve, dërgimin e teksteve dhe përdorimin e të dhënave të internetit jashtë shtetit.

Këto tarifa zbatohen sapo një telefon celular lidhet me një rrjet të huaj.

Tarifat janë zvogëluar gradualisht gjatë viteve të fundit dhe BE pretendon se i ka ulur ato me 91 përqind që nga viti 2007.

Vendimi i Komisionit Europian hyn në fuqi vetëm tek 28 vendet anëtare të Bashkimit Euriopian, përfshirë Britaninë e Madhe për momentin sa kohë Brexit nuk është finalizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?