Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

Nuk ka qetësi mes Londrës dhe Moskës, ku tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen. Ditën e sotme Rusia ka marrë vendimin të dëbojë 23 diplomatë britanikë nga Moska.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje e ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatët rusë. Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklarohen persona non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen.

Edhe një ditë më parë pati akuza dhe kundërakuza të forta mes palëve. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se, me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Kremlini i ka cilësuar shokuese dhe të pafalshme akuzat e drejtpërdrejta të Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?