FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA mbështesin Britaninë për të përzënë diplomatët rusë

Shtëpia e Bardhë shprehet së është në solidaritet të plotë me aleaten e saj më të ngushtë, Britaninë dhe mbështet vendimin e saj për të përzënë nga vendi 23 diplomatë rusë, raporton BBC

Kryeministrja e Britanisë Theresa May tha se diplomatët do të përzihen nga vendi, pasi Moska refuzoi të japë shpjegime se si u përdor një agjent nervor rus mbi një ish spiun në Britani.

Moska vazhdon të mohojë çdo lloj përfshirje në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i presidentit Trump akuzoi Rusinë se po “minon” sigurinë në mbarë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në deklaratë, sekretarja për shtyp e presidentit Trump Sarah Sanders tha se SHBA-të duan të sigurohen që ” ky sulm i pështirë nuk do të ndodhë më”

Ajo e përshkroi dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania si “një përgjigje të drejtë”

Ish spiuni Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia Skripal 33 vjeç, mbetën të sëmurë rëndë në spital pasi u gjetën të rrëzuar mbi një stol në Salisbury, Wiltshire, më 4 mars.

Kryeministrja May  tha se kimikati i përdorur në këtë sulm është identifikuar dhe bën pjesë në një grup të “agjentëve nervorë”, krijuar nga Rusia dhe që njihen me emrin Novichok.

Ajo shtoi se nuk ka “një konkluzion alternativ”, përveç se të besohet se Rusia është fajtore për helmimin.

Deklarata e Shtëpisë së bardhë mbështeti tërësisht komentet e Znj.May dhe ambasadori amerikan në Angli Nikki Haley citoi se ka “një marrëdhënie të veçantë midis dy vendeve dhe gjithnjë Amerika do të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?