FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trafik droge Vlorë-Brindisi me avion, 5 vjet burg për pilotin italian

Gjykata e Torinos ka marrë vendimin për dënimin me 5 vjet burg të italianit Pasquale D’Ambrosio 60 vjeç, pronar i avionit të tipit të lehtë Dynamic i ndaluar më 2015 në pistën e komunës së Gattinara në provincën e Vercellit me rreth 80 kg marijuanë të trafikuar nga Shqipëria.

60 vjeçari italian është shfajësuar nga dy akuza të tjera si pjesëmarës në trafikimin e dy sasive të tjera të drogës nga Shqipëria drejt Italisë si dhe si anëtar i një organizate kriminale me aktivitet në trafikun e drogës përmes Shqipërisë e Italisë.

Akuza e dënimit ndaj Pasquale D’Ambrosio është trafik ndërkombëtar droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo akuzë është vërtetuar nga mesazhet e gjetura në celularët e sekuestruar të bashkëpunëtorëve të italianit Rosario Campisi, Maksim Llanaj e Gezim Borakaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?