Home Bota Brukseli krit...

Brukseli kritikon Prishtinën, por “fal” Serbinë

178
0

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit dhe refuzimi që i bëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zgjidhjes së ofruar nga vendet e QUINT-it për të lejuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në votime, nuk kaloi pa koment nga BE-ja.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk zbuloi propozimin konkret, teksa la të kuptohet se bëhej fjalë për qendra votimi fizike në territorin e Kosovës siç ka ndodhur në praktikat e mëparshme.

“Tani presim që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet dhe retorika që mund të rrisin tensionet. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të dyja palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociatat e vazhdueshme në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE”.

Po ashtu Stano tha se BE-ja nuk do t’i vendosë sanksione Serbisë, që ende nuk ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i dhënë kohë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit