Home Sporti Buffon kujton...

Buffon kujton episodin me arbitrin Oliver: Ndoshta dikush i dha ndonjë grusht në brinjë, por nuk isha unë

122
0

Ish portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon në një intervistë për La Stampa është rikthyer të flasë për fundin e famshëm të ndeshjes mes Realit dhe Juventusit në vitin 2018. Arbitri Michael Oliver shkatërroi shpresat e bardhezinjve për t’u kualifikuar duke akorduar një penallti të dyshimtë në kohën shtesë.

Pas protestave të shumta për 11-metërshin, portieri i njohur u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që përdori dhe shprehjen “se ke kosh në vend të zemrës”.

“Kjo ishte ndeshja për të cilën jam shumë krenar. Edhe tani nuk e kuptoj pse arbitri Oliver më përjashtoi. Nuk e ofendova dhe kam frikë se disa nga shokët e mi të skuadrës mund t’i kenë dhënë ndonjë grusht në brinj, por nuk isha unë që u ndëshkova”, tha Buffon në lidhje me episodin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit